Bajselmani tregon arsyen e anulimit të konkursit për drejtor të shkollës në Reshtan

12.07.2023

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë me datë 22 maj, 2023 kishte njoftuar se ka hapur konkurs pune për një vend të lirë në pozitën: drejtor shkolle. Bazuar në nenin 68, Paragrafi 1, të Ligjit nr.06/L-114 për zyrtarët Publik, Zyra e Personelit të Komunës së Suharekës ka njoftuar se ka bërë publikimin e shpalljes së […]

Bajselmani tregon arsyen e anulimit të konkursit për drejtor të shkollës në Reshtan Foto: Ilustrim

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë me datë 22 maj, 2023 kishte njoftuar se ka hapur konkurs pune për një vend të lirë në pozitën: drejtor shkolle.

Bazuar në nenin 68, Paragrafi 1, të Ligjit nr.06/L-114 për zyrtarët Publik, Zyra e Personelit të Komunës së Suharekës ka njoftuar se ka bërë publikimin e shpalljes së konkursit për vendin e lirë të punës në DKA-Suharekë për pozitën: Drejtor në SHFMU “Flamuri i Arbrit” në Reshtan, raporton SuharekaOnline.

Mirëpo, lidhur me këtë konkurs DKA-Suharekë gjatë ditës së hënë ka bërë të ditur se i njëjti është anuluar.

Në njoftimin e DKA-Suharekë thuhet se bazuar në nenin 8, pika 2.2 të UA nr. 151/2020 është marrë vendim për anulimin e konkursit 05 nr.111-32769 të datës 22.05.2023 për pozitën drejtor i shkollës SHFMU “Flamuri i Arbërit” në Reshtan.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se ky konkurs për këtë pozitë anulohet shkaku se kandidatët nuk i kanë përmbushur kushtet dhe kritetet sipas Udhëzimit Administrativ.

Lidhur me anulimin e këtij konkursi, Drejtori i Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani në një prononcim për SuharekaOnline ka bërë të ditur se konkursi është anuluar për shkak se nuk kishte pasur asnjë kandidatë për këtë pozitë, duke shtuar se konkursi do të rihapet përsëri.

Rikujtojmë se ditë më parë, Drejtori i Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani përmes një postimi në rrjetin e tij social, facebook, ka njoftuar se ka emëruar profesorin, Shahni Shala si ushtrues detyre për pozitën e drejtorit të shkollës në SHFMU “Flamuri i Arbrit” në Reshtan.

“Prof Shani Shala, emërohet ud i drejtorit në Shfmu “Flamuri Arberit” Reshtan . Suksese!” kishte shkruar Bajselmani.