Arrestohet suharekasi që rrahu familjaren e tij, viktima dërgohet në strehimore

11.07.2023

Dhuna në familje është njëra ndër shqetësimet dhe sfidat më të mëdha për institucionet e vendit. Rastet e tilla pothuajse raportohen në Stacionet Policore të Kosovës. Një rast i tillë është raportuar të hën rreth orës 15:30 edhe në Stacionin Policor në Suharekë, raporton SuharekaOnline. Sipas policisë bëhet e ditur se një femër ka raportuar […]

Arrestohet suharekasi që rrahu familjaren e tij, viktima dërgohet në strehimore Foto: Ilustrim

Dhuna në familje është njëra ndër shqetësimet dhe sfidat më të mëdha për institucionet e vendit.

Rastet e tilla pothuajse raportohen në Stacionet Policore të Kosovës.

Një rast i tillë është raportuar të hën rreth orës 15:30 edhe në Stacionin Policor në Suharekë, raporton SuharekaOnline.

Sipas policisë bëhet e ditur se një femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një familjar i saj.

Si pasoj e sulmit fizik, viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor, ku nga aty është dërguar në strehimore.

Ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.