Arrestohet suharekasi pasi që rrahu një familjare

07.08.2023

Rastet e dhunës në familje janë ndër më të shpeshtat, të cilat raportohen në Policinë e Kosovës, e poashtu, të njëjtat mbeten sfidë për institucionet e vendit. Nga raportet e policisë, bëhet e ditur se fatkeqësisht viktimat e dhunës në familje, kryesisht janë femrat, shkruan SuharekaOnline. Një rast i tillë është raportuar të shtunën në […]

Arrestohet suharekasi pasi që rrahu një familjare Foto: Ilustrim

Rastet e dhunës në familje janë ndër më të shpeshtat, të cilat raportohen në Policinë e Kosovës, e poashtu, të njëjtat mbeten sfidë për institucionet e vendit.

Nga raportet e policisë, bëhet e ditur se fatkeqësisht viktimat e dhunës në familje, kryesisht janë femrat, shkruan SuharekaOnline.

Një rast i tillë është raportuar të shtunën në Stacionin Policor në Suharekë.

Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë është arrestuar një person i dyshuar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj një familjares së tij, ku edhe i ka shkaktuar lëndime trupore.

Si pasojë e dhunës, viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Në konsultim me prokurorin e shtetit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Suharekë 05.08.2023 – 20:53. Raportohet se është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shkaktuar dhunë ndaj viktimës femër kosovare .Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në raportin e policisë.