Arrestohet një i dyshuar në Suharekë, dërgohet në vuajtje të dënimit

06.09.2023 Suharekë
Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar.
Policia e Kosovës në Suharekë në orët e para të së hënës së 5 gushtit ka arrestuar një person të dyshuar në rrugën “Reshtani” në Suharekë, raporton SuharekaOnline.
Sipas Policisë thuhet se arrestimi i të dyshuarit është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata.
Pas arrestimit i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Rr. Reshtani, Suharekë 05.09.2023 – 01:20. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit i kërkuari mashkull kosovar.” thuhet në raportin e policisë.