Arrestohen dy persona në Duhël, kapen me mbi 314 gramë kokainë

23.11.2025

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi tentuan t’i shmangen njësive policore gjatë kontrollit rutinë në rrugën Duhël–Suharekë.

Arrestohen dy persona në Duhël, kapen me mbi 314 gramë kokainë Foto: Ilustrim

Sipas burimeve nga policia, të dyshuarit i janë larguar patrullës me veturën me të cilën po lëviznin, por pas një ndjekjeje të shkurtër janë ndalur dhe kontrolluar. Gjatë kontrollit të automjetit, njësitet policore kanë gjetur dhe sekuestruar 314.97 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, si dhe 0.45 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Po ashtu, policia ka sekuestruar tre telefona mobil, ndërsa vetura e përdorur nga të dyshuarit është konfiskuar si provë materiale.

Me urdhër të prokurorit të rastit, është bastisur edhe banesa e njërit prej të dyshuarve, por gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Të dy të arrestuarit janë intervistuar në stacion policor, ndërsa me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More