Ardian Shala viziton zjarrfikësit, ngrit shqetësime dhe ju premton përkrahje lidhur me statusin e tyre

01.09.2021

Kryetari i degës së LDK-së në Suharekë, Dr.Ardian Shala, gjatë ditës ka vizituar njësinë e zjarrfikësve të Suharekës, ku ndër tjera ka premtuar vëmendjen e tij në rrugët institucionale si dhe avokimit të çështjes së zjarrfikësve te niveli qendror. Shala ka ngritur si shqetësim se pos përmirësimit të kushteve të punës, pajisjeve, zbatimit të kërkesave […]

Ardian Shala viziton zjarrfikësit, ngrit shqetësime dhe ju premton përkrahje lidhur me statusin e tyre Foto: Ilustrim

Kryetari i degës së LDK-së në Suharekë, Dr.Ardian Shala, gjatë ditës ka vizituar njësinë e zjarrfikësve të Suharekës, ku ndër tjera ka premtuar vëmendjen e tij në rrugët institucionale si dhe avokimit të çështjes së zjarrfikësve te niveli qendror.

Shala ka ngritur si shqetësim se pos përmirësimit të kushteve të punës, pajisjeve, zbatimit të kërkesave të tyre që u takojnë me ligj, pranimin publik për rëndësinë e vlerën e profesionit të tyre në shërbim të qytetarëve, për zjarrfikësit është imediate rregullimi juridik i statusit të tyre.

“Zjarrfikësit gjatë punës së tyre të rrezikshme përballen me shumë vështirësi dhe probleme, por problemi më i madhi për ta është statusi i pa definuar ende.

Pos përmirësimit të kushteve të punës, pajisjeve, zbatimit të kërkesave të tyre që u takojnë me ligj, pranimin publik për rëndësinë e vlerën e profesionit të tyre në shërbim të qytetarëve, për zjarrfikësit është imediate rregullimi juridik i statusit të tyre.

Si ekip i emergjencave dhe reagimit kombëtar, zjarrfikësit do ta kenë vëmendjen time me rrugët institucionale si dhe avokimit të çështjes së zjarrfikësve te niveli qendror, për vendin e merituar në shërbim të mirëqenies së qytetarëve” ka njoftuar Shala.