Ardian Shala: Platforma jonë politike e ka të gatshëm programin për zgjidhjen e problemeve socio-ekonomike

09.07.2021

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dega Suharekë, Ardian Shala njëherit edhe kandidat për kryetar të Suharekës ka thënë se e kanë të gatshëm programin politik për zgjidhjen e problemeve socio-ekonomike. Shala gjatë ditës së sotme ka vizituar Qendrën për Punë Sociale, ku edhe u njoftuar për së afërmi me sfidat, problemet dhe nevojat […]

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dega Suharekë, Ardian Shala njëherit edhe kandidat për kryetar të Suharekës ka thënë se e kanë të gatshëm programin politik për zgjidhjen e problemeve socio-ekonomike.

Shala gjatë ditës së sotme ka vizituar Qendrën për Punë Sociale, ku edhe u njoftuar për së afërmi me sfidat, problemet dhe nevojat e kësaj qendre.

Po ashtu ai ka thënë se gjatë kësaj vizite u zotua se do t’i shpallin luftë të pakompromis të gjithë shkaktarëve që rrisin varfërinë e që për rrjedhojë kanë rritjen e numrit të rasteve sociale.

“Platforma jonë politike tashmë e ka të gatshëm programin për zgjidhjen e problemeve socio-ekonomike”, ka thënë kryetari i LDK-së dega Suharekë.

“Ndërprerja e menjëhershme e korrupsionit, tërheqja e investitorëve të huaj dhe zhdukja e papunësisë, janë tre hapa që do të ndërmerren urgjentisht dhe do të shërbejnë si terapi për ta rikthyer në rrjedhën normale të jetës ekonominë në Komunën tonë”, ka thënë Shala.