Ardian Shala nxjerr +300,000 euro për shtëpinë e kulturës “Ukë Bytyçi”

15.03.2020

Me 63 vota për (62 elektronike dhe një me dorë) është votuar Projektligji për ndarjet buxhetore për vitin 2020. Edhe pse në mesnatë, deputetët u kthyen në sallën e Kuvendit të Kosovës dhe votuan pro Buxhetit për vitin 2020. Buxheti i Kosovës për vitin 2020 është gjithsej dy miliardë e 357 milionë euro. Përmes një […]

Me 63 vota për (62 elektronike dhe një me dorë) është votuar Projektligji për ndarjet buxhetore për vitin 2020.

Edhe pse në mesnatë, deputetët u kthyen në sallën e Kuvendit të Kosovës dhe votuan pro Buxhetit për vitin 2020.

Buxheti i Kosovës për vitin 2020 është gjithsej dy miliardë e 357 milionë euro.

Përmes një amendamenti të inicuar nga Ardian Shala dhe Driton Selmanaj drejtuar Komisionit për Buxhet dhe Transfere është kërkuar të ndahen mjete shtesë saktësisht +300,000 euro për shtëpinë e kulturës “Ukë Bytyçi”.

Pasi që projekti ka mbetur në pjesën e vrazhdë të punimeve është kërkuar që të destinohen edhe 2.1 milion euro për tre vitet e ardhshme +300,000 në 2020, 900,000 për vitin 2021 dhe 600,000 në vitin 2022.

Shala ka falënderuar komisionin për përkrahje dhe deputetët për votim.

“Sot në një seancë të gjatë parlamentare deri në orët e vona ,arritëm ta kalojmë Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020 ,ku në mes tjerash së bashku me kolegun Driton Selmanaj përmes amendamentimit kaluam një shumë shtesë 300.000 euro per projektin “Ndertimi i shtëpisë së kulturës – Ukë Bytyçi” në Suharekë.

I falënderoj për përkrahje, anëtarët e Komisionit për Buxhet dhe Transfere, si dhe deputetët që morën pjesë në votim” ka shkruar Shala.