Ardian Shala kujton Ukë Bytyçin: Vështirë të gjendet personalitet që çdo periudhë qëndroi afër e mbrojti interesat e popullit me sakrificë të pashoq

27.10.2021

Në komunën e Suharekës sot do të mbahet Akademia Përkujtimore për ish-kryetarin e parë të demokracisë, Ukë Bytyçi. Akademia Përkujtimore për Ukë Bytyçin do të mbahet sot nga ora 12:00 në Bibiliotekën “Hajdin Berisha” në Suharekë. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dega Suharekë, Ardian Shala ka kujtuar Ukë Bytyçin me fjalët se vështirë […]

Në komunën e Suharekës sot do të mbahet Akademia Përkujtimore për ish-kryetarin e parë të demokracisë, Ukë Bytyçi.

Akademia Përkujtimore për Ukë Bytyçin do të mbahet sot nga ora 12:00 në Bibiliotekën “Hajdin Berisha” në Suharekë.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dega Suharekë, Ardian Shala ka kujtuar Ukë Bytyçin me fjalët se vështirë është të gjendet një personalitet i cili në çdo periudhë i qëndroi afër dhe mbrojti interesat e popullit me sakrificë të pashoq.

“Që nga koha e refuzimit të abrogimit të autonomisë, që kërkonte kurajo dhe konsistencë, pastaj organizimi i rezistencës së armatosur, pjesëmarrja në Luftën Çlirimtare, poashtu edhe dedikimi i tij për zhvillimin e demokracisë e rindërtimit e ndërtimit të shtetit çimentojnë virtyte të larta te një burrështetas siq ishte Ukë Bytyçi”, ka shkruar Shala në Facebook.

Po ashtu, Shala ka shkruar se ai ishte konsistent për të ndjekur rrugën e zhvillimit e përparimit, rrugën e fjalës e veprimit të lirë dhe se ishte i vendosur që t’i qëndronte besnik parimeve rugovjane, të cilat u bënë themelet e LDK-së dhe të shtetësisë sonë.

Më tej ai shtoi se do t’i kujtojmë e nderojmë me krenari heronjtë e Lirisë e Demokracisë dhe do ta vazhdojmë me përkushtim rrugën e tyre.

Postimi i tij i plotë:

Në Nderim të Heronjve të Lirisë e Demokracisë

Vështirë të gjendet një përsonalitet i cili në çdo periudhë i qëndroi afër dhe mbrojti interesat e popullit me sakrificë të pashoq.

Që nga koha e refuzimit të abrogimit të autonomisë, që kërkonte kurajo dhe konsistencë, pastaj organizimi i rezistencës së armatosur, pjesëmarrja në Luftën Çlirimtare, poashtu edhe dedikimi i tij për zhvillimin e demokracisë e rindërtimit e ndërtimit të shtetit çimentojnë virtyte të larta te një burrështetas siq ishte Ukë Bytyçi.

Ishte konsistent për të ndjekur rrugën e zhvillimit e përparimit, rrugën e fjalës e veprimit të lirë. Ishte i vendosur t’i qëndronte besnik parimeve rugovjane, të cilat u bënë themelet e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të shtetësisë sonë.

Prandaj me qëllim të ndaljes së hovit të progresit e përparimit të përgjithshëm, forcat e errëta, të cilat donin errësirën e jo dritën e përparimin, armiqtë tipik të demokracisë para 19 vitesh shuan pishtarin e lirisë e pavarsisë, të fjalës e veprimit të lirë Ukë Bytyçin dhe dy shoqëruesit e tij Bafti Bajramin e Bajram Bytyçin.

Ne do t’i kujtojmë e nderojmë me krenari heronjtë e Lirisë e Demokracisë dhe do ta vazhdojmë me përkushtim rrugën e tyre.

Lavdi e përjetshme Ukë Bytyçit e dy shoqëruesve të tij Bafti Bajrami e Bajram Bytyçi!