Anulohet kontrata për punimet e fazës së dytë të Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi”, reagon PDK-Suharekë
Kontrata për punimet e fazës së dytë të Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë është anuluar. Lidhur me këtë ka reaguar Partia Demmokratike e Kosovës dega në Suharekë ku kanë thënë se si subjekt politik kanë reaguar disa herë për mënyrën e përzgjedhjes së fituesve nga zyra e prokurimit të Komunës së Suharekës, ku […]
Kontrata për punimet e fazës së dytë të Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë është anuluar.
Lidhur me këtë ka reaguar Partia Demmokratike e Kosovës dega në Suharekë ku kanë thënë se si subjekt politik kanë reaguar disa herë për mënyrën e përzgjedhjes së fituesve nga zyra e prokurimit të Komunës së Suharekës, ku si pasojë e së cilës shumë punime po vonohen pasi që operatorët ekonomikë po parashtrojnë ankesa dhe po i fitojnë rastet.
E sipas PDK-Suharekë një rast i tillë është edhe tenderi për punimet e Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë, transmeton SuharekaOnline.
PDK-Suharekë thotë se Shtëpia e Kulturës “Ukë Bytyçi” ka shumë vite që është duke u prolonguar nga akterët e dy subjekteve politike që e kanë udhëhequr Komunën e Suharekës (AAK dhe LDK) të cilët sipas PDK-Suharekë janë treguar neglizhentë dhe janë munduar që t’i shërbejnë interesave të operatorëve të afërt me subjektet e tyre politike.
Postimi i plotë:
Anulohet kontrata për punimet në fazën e dytë të Shtëpisë së Kulturës në Therandë.
Organi Shqyrtues i Prokurimit ka aprovuar ankesën e operatorëve ekonomikë si të bazuar dhe ka anuluar kontratën në mes të fituesit dhe komunës së Therandës. Ne si subjekt disa herë kemi reaguar për mënyrën e përzgjedhjes së fituesve nga zyra e prokurimit të komunës së Therandës si pasojë e së cilës shumë punime po vonohen pasi që operatorët ekonomikë po parashtrojnë ankesa dhe po i fitojnë rastet. Një rast i tillë është edhe tenderi për punimet në Shtëpinë e Kulturës në Therandë.
Shtëpia e Kulturës që shumë vite është duke u prolonguar nga akterët e dy subjekteve politike që kanë udhëhequr në komunën tonë, AAK dhe LDK, të cilët janë treguar neglizhentë dhe duke u munduar që t’i shërbejnë interesave të operatorëve të afërt me subjektet e tyre politike.
PDK Therandë.
