Antidroga në kërkim të një personi nga Sallagrazhda, të shtunën iu gjetën mbi 10 kg drogë në shtëpi

25.10.2021

Me datë 23.10.2021 me urdhër verbal të Prokurorit të Shtetit dhe aprovimin e Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, ka realizuar një bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit me iniciale (K.B.) në fshatin  Sallagrazhdë, Komuna e Suharekës me dyshimin se në shtëpinë e tij gjendet një sasi e substancave narkotike të llojit Marihuan. Asistim […]

Antidroga në kërkim të një personi nga Sallagrazhda, të shtunën iu gjetën mbi 10 kg drogë në shtëpi Foto: Ilustrim

Me datë 23.10.2021 me urdhër verbal të Prokurorit të Shtetit dhe aprovimin e Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, ka realizuar një bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit me iniciale (K.B.) në fshatin  Sallagrazhdë, Komuna e Suharekës me dyshimin se në shtëpinë e tij gjendet një sasi e substancave narkotike të llojit Marihuan.

Asistim në këtë operacion kanë ofruar edhe Njësitet për reagim të shpejtë (NJRSh) patrullat policore të stacionit Policor në Suharekë, si dhe forenzika rajonale.

K.B., nga fshati Sallagrazhdë e Suharekës po kërkohet nga Njësiti Antidrogë i Policisë së Kosovës pasi që të shtunën mbrëma në shtëpinë e tij u gjetën mbi 10 kg mariuhanë.

“Njësitet policore kanë bastisur shtëpinë dhe lokalet përcjellëse të dyshuarit, ku kanë gjetur dhe konfiskuar tre thasë me substancë të dyshuar narkotike, të llojit marihuanë, me peshe 10 kg e 400 gramë, një peshore elektrike, tre rolle plastike që shërbejnë për paketim të substancave narkotike dhe një aparat elektronit që shërben për vakumimin e qeseve plastike”, ka njoftuar policia.

Njësitet relevante policore janë duke zhvilluar hetime lidhur me rastin dhe po punojnë me intensitet te madh në arrestimin e personit të dyshuar që këto momente ndodhet në arrati.

Policia e Kosovës është e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale në përgjithësi, veçanërisht masa rigoroze ligjore do të aplikohen ndaj personave të përfshirë në përdorim shitje apo abuzim me substanca narkotike.