Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves viziton Suharekën

18.12.2025

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka pritur në vizitë Jonathan Hargreaves, ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë, i cili erdhi për t’u njohur nga afër me zhvillimin dhe progresin e arritur në komunë.

Përmes një postimi, kryetari Muharremaj ka theksuar se Komuna e Suharekës do të vazhdojë të tregojë angazhimin e saj serioz, gjithmonë në shërbim të mirëqenies së qytetarëve.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se bashkëpunimi mes komunës dhe ambasadës britanike do të vazhdojë, duke nënvizuar rëndësinë e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe mbështetjes së projekteve zhvillimore për qytetarët e Suharekës.

Vizita e ambasadorit britanik është pjesë e përpjekjeve për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të ndihmuar në zhvillimin lokal të komunave kosovare.