Aksidente, vjedhje, lëndim i rëndë trupor, incident zjarri – krejt çka ndodhi brenda dy jave në Suharekë

14.10.2021

Kryesuesja e takimit, Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës, gjatë takimit të sotëm, fillimisht ka bërë të ditur se gjendja sa i përket pandemisë është duke shkuar kah normalizimi, pasi rastet janë shumë të vogla krahasuar me gjendjen që ishte para disa javëve. Ajo më pastaj ka numëruar edhe aktivitetet që janë zhvilluar gjatë dy jave duke, […]

Aksidente, vjedhje, lëndim i rëndë trupor, incident zjarri – krejt çka ndodhi brenda dy jave në Suharekë Foto: Ilustrim

Kryesuesja e takimit, Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës, gjatë takimit të sotëm, fillimisht ka bërë të ditur se gjendja sa i përket pandemisë është duke shkuar kah normalizimi, pasi rastet janë shumë të vogla krahasuar me gjendjen që ishte para disa javëve.

Ajo më pastaj ka numëruar edhe aktivitetet që janë zhvilluar gjatë dy jave duke, disa nga të cilat janë: Takimi i KKSB-së, pastaj për fushatën që po zhvillohet rreth muajit të kancerit të gjirit si dhe për aktivitete tjera.

Kurse komandanti i Stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, gjatë raportimit për  rastet që kanë ndodhur gjatë dy jave, ka shtuar se janë: 3 vjedhje, 6 aksidente në trafik, 1 lëndim i rënd trupor, 6 lëndime të lehta trupor, 2 dëmtim prone, 1 incident zjarri, 1 mjet i pashpërthyer, 1 vetëgjyqësi, 1 shqetësim dhe 1 keqpërdorim i besimit.

Ndërsa gjatë dy javëve janë shqiptuar 493 tiketa, prej të cilave 257 për kundërvatje dhe 236 për mosrespektim të masave ndaj COVID-19.

Komandanti ka bërë të ditur dhe se me donacion të KFOR-it, në stacionin policor është e gatshme dhoma e miqësisë, për çka ka falënderuar për këtë donacion.