Aksident në Suharekë, rrokulliset një veturë, lëndohen dy persona
Sot rreth orës 15:25 minuta, në rrugën Suharekë-Biraq ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, një veturë dhe një kamion, ku vetura është rrokullisur. Si pasojë e këtij aksidenti, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar në emergjencën rajonale në Prizren. Po ashtu, nga Policia e Kosovës […]
Sot rreth orës 15:25 minuta, në rrugën Suharekë-Biraq ka ndodhur një aksident trafiku.
Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, një veturë dhe një kamion, ku vetura është rrokullisur.
Si pasojë e këtij aksidenti, dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
Të lënduarit janë dërguar në emergjencën rajonale në Prizren.
Po ashtu, nga Policia e Kosovës është bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.