Aksident në hyrje të Suharekës, lëndohen tre persona

11.03.2024

Rreth orës 17:40 një aksident trafiku ka ndodhur në hyrje të Suharekës ku janë përfshirë tri vetura.

Aksident në hyrje të Suharekës, lëndohen tre persona Foto: Ilustrim

Lidhur me aksidentin nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se tre persona janë lënduar.

Lajmin e ka konfimuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur në hyrje të Suharekës te Zona e Hisarit.

“Rreth orës 17:40 eshte raportuar për një aksident trafiku ne hyrej te Suharekës. Në aksident janë përfshirë tre vetura. Përveç dëmeve materiale së paku tre persona kanë marr lëndime trupore”, thuhet tutje në konfirmim.