AKP merr në administrim edhe ish-Bodrumin e Verës në Suharekë

01.02.2022

SuharekaOnline ka dërguar pyetje në adresë të AKP-së lidhur me pronat të cilat kanë kaluar nën administrimin e tyre. Në përgjigjen e tyre nga AKP kanë bërë të ditur se në kuadër të ish NSH NBI Suhareka është edhe ish Bodrumi i Verës, rrjedhimisht janë tërhequr aksionet për tërë ndërmarrjen pra përfshirë edhe atë pjesë. […]

AKP merr në administrim edhe ish-Bodrumin e Verës në Suharekë

SuharekaOnline ka dërguar pyetje në adresë të AKP-së lidhur me pronat të cilat kanë kaluar nën administrimin e tyre.

Në përgjigjen e tyre nga AKP kanë bërë të ditur se në kuadër të ish NSH NBI Suhareka është edhe ish Bodrumi i Verës, rrjedhimisht janë tërhequr aksionet për tërë ndërmarrjen pra përfshirë edhe atë pjesë. E tërë ndërmarrja është vendosur nën Administrim të Drejtpërdrejt.

Ish-bodrumi i verës në Suharekë, i cili dikur ka prodhuar me tonelata verë dhe produkte të tjera të rrushit, tani ka mbetur veç një gërmadhë në mes të qytetit.

LEXO EDHE:  LDK-ja me një listë të diversifikuar në Suharekë: Shala, Suka, Bytyçi dhe Kryeziu në garë

Bodrumi i verës në Suharekë nuk ishte veç një ndërmarrje ekonomike prodhuese, ajo ishte shumë më shumë. Ajo ishte krenaria e këtij qyteti, ishte kulturë e Suharekës, ishte simboli e identiteti i saj.

Me 6 njësit tjera, Biraqi,Topliqani që merrej me vreshtari, Shiroka, Sopia dhe Gjinovci,  20 milionë kilogram rrush janë prodhuar brenda një viti, ndërsa kapacitetet deponuese kanë qenë 15 milionë litra verë.

Bodrumi i verës ishte nën ndërmarrjen NBI Suhareka e cila ishe themeluar si Kooperativa Bujqësore Suhareka në vitin 1965.

Etiketat