79 kurorëzime dhe 4 shkurorëzime gjatë muajit janar 2023 në Suharekë

20.03.2023

Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për kurorëzimet dhe shkurorëzimet për muajin janar 2023. Këto të dhëna publikohen për herë të parë në këtë vit duke u bazuar në të dhëna administrative. Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltar për kurorëzimet dhe shkurorëzimet rastet regjistrohen në […]

79 kurorëzime dhe 4 shkurorëzime gjatë muajit janar 2023 në Suharekë Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për kurorëzimet dhe shkurorëzimet për muajin janar 2023. Këto të dhëna publikohen për herë të parë në këtë vit duke u bazuar në të dhëna administrative.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltar për kurorëzimet dhe shkurorëzimet rastet regjistrohen në mënyrë obligative në regjistrat e lartë-cekur, në vendin në të cilin ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend apo në ndonjë vend tjetër.

Sipas ASK-së, në muajin janar 2023 në Kosovë janë regjistruar gjithsej 1.988 kurorëzime, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa, poashtu në të dhënat e ASK-së bëhet e ditur se në Komunën e Suharekës gjatë muajit janar 2023 janë regjistruar gjithsej 79 kurorëzime.

Numrin më të madh të kurorëzimeve e ka regjistruar Komuna e Prizrenit, ku vetëm në janar të këtij viti janë kurorëzuar 197 çifte.

Poashtu, në të dhënat e ASK-së figuron edhe numri i shkurorëzimeve, ku bëhet e ditur se në janar 2023 në tërë Kosovën janë shkurorëzuar 156 çifte, prej tyre 4 janë regjistruar në Komunën e Suharekës dhe 10 të tjera në Komunën e Prizrenit.