Shtatë foshnje u lindën në janar të 2021’s në QKMF-në e Suharekës

18.03.2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka filluar publikimin mujor të statistikave vitale me të dhëna administrative preliminare. Në bazë të statistikave të publikuara nga ASK bëhet e ditur se në muajin janar të vitit 2021, në QKMF-Suharekë janë lindur gjithsej 7 foshnje, raporton SuharekaOnline. ASK-ja poashtu ka bërë të ditur se nga këto 7 foshnje […]

Shtatë foshnje u lindën në janar të 2021’s në QKMF-në e Suharekës Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka filluar publikimin mujor të statistikave vitale me të dhëna administrative preliminare.

Në bazë të statistikave të publikuara nga ASK bëhet e ditur se në muajin janar të vitit 2021, në QKMF-Suharekë janë lindur gjithsej 7 foshnje, raporton SuharekaOnline.

ASK-ja poashtu ka bërë të ditur se nga këto 7 foshnje të lindura në QKMF-Suharekë, prej tyre 4 janë të gjinisë mashkullore dhe 3 të tjera janë të gjinisë femërore.

Përveç kësaj, Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar edhe për numrin e nënave në bazë të vendndodhjës së përherëshme, e prej të cilave bëhet e ditur se gjithsej 93 nëna nga Komuna e Suharekës kanë sjellë në jetë foshnjet e tyre.

Në bazë të dhënave të ASK-së bëhet e ditur se muajin e parë të këtij viti në Kosovë kanë lindur gjithsej 2.666 foshnje, prej tyre 1.428 të gjinsë mashkullore dhe 1.238 të gjinisë femërore.