69 mijë euro për ndërtimin e shtëpisë-muze të heroit, Fadil Vata

28.09.2020

Më 5 shkurt 2019 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përmes një njoftimi në Facebook kishte njoftuar se shtëpia kullë e veprimtarit Ramë Bllaca do të restaurohet. “Angazhimi ynë është serioz dhe jemi të interesuar që ai projekt të përfundoj dhe të ketë respektin e merituar, duke qenë i vizituar në të ardhmen nga […]

69 mijë euro për ndërtimin e shtëpisë-muze të heroit, Fadil Vata Foto: Ilustrim

Më 5 shkurt 2019 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përmes një njoftimi në Facebook kishte njoftuar se shtëpia kullë e veprimtarit Ramë Bllaca do të restaurohet.

“Angazhimi ynë është serioz dhe jemi të interesuar që ai projekt të përfundoj dhe të ketë respektin e merituar, duke qenë i vizituar në të ardhmen nga gjeneratat e ardhshme dhe turistët, për tu njohur me historinë tonë”, kishte thënë asokohe Muharemaj.

Në një përgjigje për SuharekaOnline në korrik të këtij viti kryetari Muharremak kishte thënë se Komuna e Suharekës ka nënshkruar Memorandum të Mirëkuptimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për hartimin dhe zbatimin e Projektit ” Shtëpi Muze Fadil Vata”, ku mes tjerash parashihej që Komuna e Suharekës të bashkëfinancoj me 29,000.00 euro ndërsa Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me 20,000.00 euro. 

Ndërsa tani Zyra e Prokurimit në Komunën e Suharekës ka hapur procedurat tenderuese për ndërtimin e shtëpisë-muze të heroit Fadil Vata.

Në bazë të dosjes së tenderit të siguruar nga SuharekaOnline, nga Komuna e Suharekës është parashikuar që i tërë projekti që nga punët përgatitore, punët e dheut dhe zhavorit, punimet e muratimit, punimet e suvatimit, punimet e hidroizolimit, punimet e kulmit, punimet e llamarinës, punimet e qeramikës, punimet e granitit, punimet e fasadës, punimet e dyshemesë, punimet e plafonit, punimet e dyerve dhe dritareve, punimet e jashtme, punimet e ndryshme, punimet e betonit dhe armatures janë parashikuar të kushtojnë jo më shumë se 69,000.00 €.

Kujtojmë se tashmë janë bënë tri dekada nga vdekja e Fadil Vatës, njërit prej veprimtarëve më të shquar të lëvizjes sonë kombëtare. Fadili ishte intelektual dhe patriot i pathyeshëm në burgje dhe në jetë. Pas daljes nga burgu e deri në ditët e fundit të jetës, Fadil Vata ishte shtyllë e lëvizjes patriotike, frymëzues dhe i vendosur për t’i forcuar strukturat politik.