63 kurorëzime dhe 2 shkurorëzime gjatë muajit shkurt në Suharekë

16.04.2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore në të cilat përfshihet edhe numri i kurorëzimeve dhe shkurorëzimeve. Në bazë të këtyre statistikave bëhet e ditur se në muajin shkurt të vitit 2021 janë regjistruar gjithsej 1,593 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), ku krahasuar me muajin janar ka një […]

63 kurorëzime dhe 2 shkurorëzime gjatë muajit shkurt në Suharekë Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore në të cilat përfshihet edhe numri i kurorëzimeve dhe shkurorëzimeve.

Në bazë të këtyre statistikave bëhet e ditur se në muajin shkurt të vitit 2021 janë regjistruar gjithsej 1,593 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), ku krahasuar me muajin janar ka një rënie të numrit të çifteve të kurorëzuara për (-17.3%).

Kurse, krahasuar numrin e shkurorëzimeve të muajit shkurt me muajin janar 2021, del se ka një rënie për (-23.6%). Gjithsej janë regjistruar 123 raste të çifteve të shkurorëzuara.

Agjencia e Statistikave poashtu ka bërë të ditur se gjatë muajit shkurt të këtij viti, në Komunën e Suharekës janë kurorëzuar 63 çifte, shkruan SuharekaOnline.

Ndërsa, duke u bazuar në këto statistika, figuron që gjatë muajit shkurt, në Komunën e Suharekës janë shkurorëzuar dy çifte.

Rikujtojmë se gjatë muajit janar, të po të njëjtit vit në Komunën e Suharekës janë kurorëzuar 103 çifte, me këtë numër të kurorëzimeve nga 38 komuna, Suhareka në janar u rendit si komuna e gjashtë për nga numri më i madh i tyre.