51 kurorëzime dhe 2 shkurorëzime gjatë muajit mars në Suharekë

22.05.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat preliminarenë baza mujore ndër tjerash edhe për Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin mars 2023. Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Në muajin mars 2023, janë regjistruar gjithsej 1 539 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime janë regjistruar 176 raste. Ndërsa, […]

51 kurorëzime dhe 2 shkurorëzime gjatë muajit mars në Suharekë Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat preliminarenë baza mujore ndër tjerash edhe për Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin mars 2023.

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.

Në muajin mars 2023, janë regjistruar gjithsej 1 539 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime janë regjistruar 176 raste.

Ndërsa, poashtu në të dhënat e ASK-së bëhet e ditur se në Komunën e Suharekës gjatë muajit mars 2023 janë regjistruar gjithsej 51 kurorëzime.

Poashtu, në të dhënat e ASK-së figuron edhe numri i shkurorëzimeve, ku bëhet e ditur se në mars 2023 në tërë Kosovën janë shkurorëzuar 176 çifte, prej tyre 2 janë regjistruar në Komunën e Suharekës.