5 raste të dhunës në familje u raportuan në Policinë e Suharekës gjatë muajit korrik

31.07.2023

Rastet e dhunës në familje janë ndër rastet më të shpeshta të cilat raportohen në Policinë e Kosovës dhe të njëjtat vazhdojnë të mbesin sfidë e institucioneve të vendit, pavarësisht punës që bëhet në parandalimin e këtyre rasteve. Nga raportet e policisë, bëhet e ditur se shumica e viktimave të dhunës në familje janë femra, […]

5 raste të dhunës në familje u raportuan në Policinë e Suharekës gjatë muajit korrik Foto: Ilustrim

Rastet e dhunës në familje janë ndër rastet më të shpeshta të cilat raportohen në Policinë e Kosovës dhe të njëjtat vazhdojnë të mbesin sfidë e institucioneve të vendit, pavarësisht punës që bëhet në parandalimin e këtyre rasteve.

Nga raportet e policisë, bëhet e ditur se shumica e viktimave të dhunës në familje janë femra, por ka edhe prej tyre të cilët janë meshkuj.

Policia e Kosovës në Suharekës ka bërë të ditur se gjatë muajit korrik të vitit 2023, në këtë stacion janë raportuar 5 raste të dhunës në familje, të cilat janë raportuar nga viktima të ndryshme.

Njëri ndër rastet e raportuara në Stacionin Policor në Suharekë është ai i 15 korrikut të këtij viti, ku një grua (shtetase e Shqipërisë) kishte denoncuar burrin e saj për dhunë.

Viktima e cila bashkëjetonte me të dyshuarin, pas raportimit në polici, kishte shprehur dëshirë që të kthehet tek familja e saj në Shqipëri, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit ishte dërguar në mbajtje.

Suharekë 15.07.2023 – 10:53. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër Shqiptare shtetase e Shqipërisë me të cilën kishte qenë duke bashkëjetuar. Viktima ka shprehë dëshirë të kthehet te familja e saj në Shqipëri, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhej në njoftimin e policisë.

Rikujtojmë se në takimin “Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje”, i cili është mbajtur në muajin qershor të këtij viti, nga Policia e Suharekës ishte bërë e ditur se nga muaji janar deri në atë qershor, në Stacionin Policor në Suharekë janë raportuar 29 raste të dhunës në familje, e ku 90% e të dyshuarve kishin përfunduar në ndalim policor.