5 raste të dhunës në familje dhe 5 të vjedhjeve… Krejt çfarë ndodhi brenda dy jave në Suharekë

19.07.2023

Gjatë ditës së mërkurë në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës i sigurisë lokale. Takimin e rregullt dyjavor të Koordinimit Lokal për Siguri që u mbajt sot i kryesuar nga nënkryetarja e Komunës së Suharekës Mihrije Suka, e cila ka njoftuar rreth aktivitetet të cilat janë zhvilluar në komunë gjatë dy jave. Ndërsa, […]

5 raste të dhunës në familje dhe 5 të vjedhjeve… Krejt çfarë ndodhi brenda dy jave në Suharekë Foto: Herolind Bytyçi - Hallka

Gjatë ditës së mërkurë në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës i sigurisë lokale.

Takimin e rregullt dyjavor të Koordinimit Lokal për Siguri që u mbajt sot i kryesuar nga nënkryetarja e Komunës së Suharekës Mihrije Suka, e cila ka njoftuar rreth aktivitetet të cilat janë zhvilluar në komunë gjatë dy jave.

Ndërsa, për gjendjën e sigurisë në komunë kanë raportuar nga Policia e Kosovës në Suharekë.

Nga Policia e Kosovës, është raportuar se situata ka qenë e qetë, por me disa raste: 5 aksidente në trafik, 2 raste lëndim trupor, 2 raste të vjedhjeve dhe 5 raste dhunë familjare.