30,290 qytetarë të vaksinuar në Suharekë, mbi 841 mijë doza të administruara në tërë Kosovën

02.09.2021

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit në Qendrat e Vaksinimit në Komunat e Kosovës. Përkundër rritjes së rasteve me COVID-10 edhe procesi i vaksinimit është duke vazhduar për qytetarët e Republikës së Kosovës, ku sipas të dhënave zyrtare Suhareka vazhdon të renditet e 10-ta për nga numri i vaksinave të administruara. Që nga fillimi i […]

30,290 qytetarë të vaksinuar në Suharekë, mbi 841 mijë doza të administruara në tërë Kosovën Foto: Ilustrim

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit në Qendrat e Vaksinimit në Komunat e Kosovës.

Përkundër rritjes së rasteve me COVID-10 edhe procesi i vaksinimit është duke vazhduar për qytetarët e Republikës së Kosovës, ku sipas të dhënave zyrtare Suhareka vazhdon të renditet e 10-ta për nga numri i vaksinave të administruara.

Që nga fillimi i procesit të vaksinimi e deri më sot në Kosovë janë administruar 841,637 doza të vaksinës.

Sipas raportimeve nga Qendra e Vaksinimit dhe Imunizimit në sallën e sporteve te Gjimnazit “Jeta e Re” në Suharekë, numri i të vaksinuarve me vaksinat anticovid të llojit AstraZeneca dhe Pfizer ka arritë shifrën 30,290.

Vaksinimi mbetet një prej mjeteve kryesore në luftë me pandeminë COVID-19.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë dhënë 15.835 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa deri më sot 284.269 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Përdorimi i maskave, mbajtja e distancës dhe çdo respektim i masave të reja të hyra ne fuqi nga Qeveria e Republikes se Kosovës ditëve te fundit do të ndihmojë që të shpëtohet jetë.