22 vite nga masakra e 46 martirëve të fshatit Tërrnje

25.03.2021

Sot bëhen 22 vite që kur forcat paramilitare serbe u futën në fshatin Tërrnje në orët hershme të mëngjesit ku i masakruan 46 martirë. Disa prej të masakruarve ishin edhe mysafirë nga fshatrat si: Studençan, Randobravë ku ishin strehuar tek shtëpitë e fshatit Tërrnje. Në këtë masakër makabër kishin mbetur të vdekur shumë gra, pleqë, […]

22 vite nga masakra e 46 martirëve të fshatit Tërrnje Foto: Ilustrim

Sot bëhen 22 vite që kur forcat paramilitare serbe u futën në fshatin Tërrnje në orët hershme të mëngjesit ku i masakruan 46 martirë.

Disa prej të masakruarve ishin edhe mysafirë nga fshatrat si: Studençan, Randobravë ku ishin strehuar tek shtëpitë e fshatit Tërrnje.

Në këtë masakër makabër kishin mbetur të vdekur shumë gra, pleqë, burra e fëmijë, ku prej tyre 22 martirë ishin nga familja Gashi dhe të tjerët ishin mysafirë e shumë familje të tjera të këtij fshati si: Voci, Muhaxheri, Llapatinca, Balaj, Vranovci, Rexhaj, Krasniqi etj.

Sot, 22 vite pas, ende janë të pagjetur 14 kufoma të familjes Gashi, shkruan SuharekaOnline.

Familjarët e tyre ende janë në pritje për të kuptuar më shumë për më të dashurit e tyre.

*Të dhënat e pagjeturve janë siguruar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq

Nr.Emri dhe MbiemriViti i lindjesVendlindjaData e zhdukjesVendi i zhdukjes
1Blerta Gashi23-01-84Terrnje25-03-99Terrnje
2Emir Gashi01-09-95Terrnje25-03-99Terrnje
3Fisnik Gashi 05-01-89Terrnje25-03-99Terrnje
4Habibe Gashi17-10-68Greikoc25-03-99Terrnje
5Haki Gashi10-02-27Terrnje25-03-99Terrnje
6Hyra Gashi 06-03-47Gjinoc25-03-99Terrnje
7Luljeta Gashi21-09-65Terrnje25-03-99Terrnje
8Lumturije Gashi14-07-81Terrnje25-03-99Terrnje
9Musli Gashi 15-03-27Terrnje25-03-99Terrnje
10Natyra Gashi04-08-91Terrnje25-03-99Terrnje
11Sedat Gashi12-06-86Terrnje25-03-99Terrnje
12Selvete Gashi16-01-68Terrnje25-03-99Terrnje
13Shyqeri Gashi06-04-49Terrnje25-03-99Terrnje