2 të vdekur nga COVID-19 brenda 24 ore në Suharekë

04.08.2020

Në seancën e jashtëzakonshme të asamblesë komunale të mbajtur ditën e martë ndër tjera është diskutuar edhe për gjendjen aktuale të COVID-19 në Komunën e Suharekës. Në përgjigjene tij ndaj asambleistëve kreytari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka treguar shifra zyrtare të rasteve me COVID-19. Sipas Muharremajt deri më datë 3 gusht në ora […]

2 të vdekur nga COVID-19 brenda 24 ore në Suharekë Foto: Ilustrim

Në seancën e jashtëzakonshme të asamblesë komunale të mbajtur ditën e martë ndër tjera është diskutuar edhe për gjendjen aktuale të COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Në përgjigjene tij ndaj asambleistëve kreytari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka treguar shifra zyrtare të rasteve me COVID-19.

Sipas Muharremajt deri më datë 3 gusht në ora 15:00 sipas të dhënave zyrtare deri më tani në Komunën e Suharekës janë identifikuar 118 raste me COVID-19, ku prej tyre 68 janë të shëruar, 6 të vdekur dhe 44 raste aktive.

Në këto shifra nuk është regjistruar edhe një rast i vdekjes që ka ndodhur të hënën në Suharekë dhe rasti i ditës së martë në Gjinoc,  ka thënë ndër tjera Muharremaj.

Në bazë të kësaj në Suharekë brenda 24 ore 2 raste me COVID-19 kanë përfunduar me fatalitet që nënkupton se numri i viktimave deri më tani ka shkuar në 8, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu kujtojmë se sipas IKSHPK-së, sot janë shënuar edhe 2 raste të reja në Komunën e Suharekës: 1 në fshatin Peqan dhe 1 në Suharekë.