2 raste të vjedhjeve, 2 raste të dhunës në familje, 3 raste të kanosjes… – Krejt çfarë ndodhi brenda dy jave në Suharekë

05.04.2023

Gjatë ditës së sotme në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës i sigurisë lokale. Takimin e rregullt dyjavor të Koordinimit Lokal për Siguri që u mbajt sot i kryesuar nga nënkryetarja e Komunës së Suharekës Mihrije Suka, e cila ka njoftuar rreth aktivitetet të cilat janë zhvilluar në komunë gjatë dy jave. Ndërsa, […]

2 raste të vjedhjeve, 2 raste të dhunës në familje, 3 raste të kanosjes… – Krejt çfarë ndodhi brenda dy jave në Suharekë Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së sotme në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës i sigurisë lokale.

Takimin e rregullt dyjavor të Koordinimit Lokal për Siguri që u mbajt sot i kryesuar nga nënkryetarja e Komunës së Suharekës Mihrije Suka, e cila ka njoftuar rreth aktivitetet të cilat janë zhvilluar në komunë gjatë dy jave.

Ndërsa, për gjendjën e sigurisë në komunë ka raportuar përfasuesi i Stacionit Policor në Suharekë, toger Vehbi Bytyçi , i cili pasi e ka vlersuar situatën të qetë dhe stabile, më pas ka numëruar rastet që kanë ndodhur gjatë dy jave si: 4 aksidente në trafik, 2 raste dhunë familjare, 3 raste të kanosjes, 2 vjedhje, 1 posedimi substancave narkotike, 1 incident zjarri, 1 gjetje e mjetit të pashpërthyer, 1 rast i falsifikimit të parasë, 1 shpërndarje e pasurisë së huaj,1 shantazh dhe 1 ngacmim.

Poashtu, Komuna e Suharekës ka njoftuar se LMT e KFOR-it austriak nuk do të jenë më pjesë e takimeve dhe se ata do të zëvëndësohen me LMT të KFOR-it zvicërran.

Eprori i KFOR-it austriak, Walter Kovacs, në shenjë bashkëpunimi të mirë mes LMT-së dhe komunës ka ndarë mirënjohje për Komunën e Suharekës dhe për nënkryetaren e komunës, Mihrije Suka.