1998, gjendja në Suharekë dhe dëshmi të granatimeve serbe

22.03.2022

Prokuroria dhe Mbrojtja paraqitën një numër dëshmitarësh për të folur për krimet konkrete që janë kryer në Komunën e Suharekës dhe për situatën që mbretëronte në vitin 1998 dhe 1999. Gjatë përpilimit të konkluzioneve përfundimtare në lidhje me akuzat për vrasje dhe shpërngulje në qytetin e Suharekës, dhoma është bazuar edhe në dëshmitë e dhëna […]

1998, gjendja në Suharekë dhe dëshmi të granatimeve serbe Foto: Ilustrim

Prokuroria dhe Mbrojtja paraqitën një numër dëshmitarësh për të folur për krimet konkrete që janë kryer në Komunën e Suharekës dhe për situatën që mbretëronte në vitin 1998 dhe 1999.

Gjatë përpilimit të konkluzioneve përfundimtare në lidhje me akuzat për vrasje dhe shpërngulje në qytetin e Suharekës, dhoma është bazuar edhe në dëshmitë e dhëna nga dëshmitari, John Crosland.

Në Paragrafin 95 të Aktakuzës pretendohet se rreth shtatorit 1998 forcat e RFJ-së dhe Serbisë granatuan dhe dogjën në mënyrë të vazhdueshme fshatrat në Komunën e Suharekës.

Dhoma Gjyqësore është bindur se UJ-ja dhe MPB-ja kryen operacione në këtë zonë në fund të gushtit 1998. Pretendimi se gjatë këtyre operacioneve u granatuan dhe u dogjën pjesërisht fshatra mbështetet pak a shumë edhe nga John Crosland-i, i cili dëshmoi se kishte parë granatime në zonën përreth Suharekës, Duhlës, dhe Bllacës në së paku dy raste në vitin 1998.

Reshtan

Crosland-i tha se UÇK-ja nuk kishte armatime për t’iu rezistuar armëve të rënda, si tanke, sisteme raketahedhëse, dhe artileria që u përdorën kundër fshatrave në këtë zonë. Ai më tej tha se filmimet e këtyre granatimeve dhe të granatimeve të tjera në zona të ndryshme iu dhanë Ojdaniqit më 28 gusht 1998, por kjo u kundërshtua nga Mbrojtja e Ojdaniqit.Sidoqoftë, ky filmim nuk është paraqitur si provë.

Crosland-i dëshmoi se në fund të shtatorit 1998 kishte shoqëruar politikanin e dikurshëm britanik, Paddy Ashdown, gjatë një vizite në Kosovë, ku udhëtuan nëpër tërë zonën e Suharekës të shoqëruar nga një ekip i BBC-së, të cilët filmuan granatimet e atjeshme. Dy filmime të bëra në atë kohë janë paraqitur si prova.

Reshtan

Në filmimin e parë shihet Ashdown-i duke vrojtuar me dylbi nga një vend afër Studençanit, në perëndim të qytetit të Suharekës, në drejtim të fshatrave në veri dhe në lindje. Crosland-i tha se kishin qenë në gjendje të dëgjonin zjarrin e pushkëve dhe të granatimit nga pozicionet e artilerisë së UJ-së në Bllacë dhe Duhël dhe rënien e predhave në një fshat dhe pastaj i kishin parë shtëpitë e fshatit duke u djegur.

Në filmim shihen qartë tymi nga fshati dhe një shtëpi duke u djegur. Crosland-i tha se në qytetin e Suharekës kishte pasur prani të madhe të MPB-së dhe UJ-së në atë kohë. Sidoqoftë, gjatë fazës së pyetjeve nga Mbrojtja, Crosland-i pranoi se nuk ishte i sigurt nëse filmimi ishte bërë në shtator ose dhjetor 1998.

Xhamia Peqan

Në mbështetje të pretendimeve për angazhimin e forcave në operacionet në zonën e Suharekës në fund të shtatorit, Frederick Abrahams tha se më 28 shtator ai dhe punonjës të tjerë të Human Rights Watch-it provuan të hynin në atë zonë nga tri drejtime të ndryshme, por u bllokuan nga policia. Abrahams tha se “më vonë kuptuam se në atë zonë po kryheshin ofensiva.

Me gjithë dëshminë e përgjithshme të Crosland-it në lidhje me përdorimin e tepruar të forcës nga ana e forcave të UJ-së dhe MPB-së në verë të vitit 1998, duke përfshirë dhe zonën e Suharekës, dhe filmimin në të cilin shihet granatimi dhe një shtëpi duke u djegur, pështjellimi në lidhje me datat e vrojtimeve dhe vizitave të Crosland-it në Suharekë me Ashdown-in dhe paqartësitë në lidhje me realizimin e filmimit bëjnë që Dhoma të mos jetë në gjendje të nxjerrë konkluzion jashtë çdo dyshimi të arsyeshëm se në shtator 1998 fshatrat e asaj zone u granatuan dhe u dogjën, siç pretendohet në Aktakuzë.

Dëmtimet e xhamisë në qytetin e Suharekës

Duke u bazuar në dëshminë e Halit Berishës dhe András Riedlmayer-it, Prokuroria pretendon se minareja e xhamisë në Suharekë u shkatërrua me dinamit nga “ushtarët” dhe sugjeron se nuk ka pasur arsye legjitime ushtarake për këtë shkatërrim.1421 Mbrojtja e Llazareviqit e cila kundërshton implikimin e UJ-së, pretendon se UJ-ja nuk ishte e vendosur në qytet dhe vëren se automjeti që pa Halit Berisha pas shkatërrimit të minaresë përdorej nga pjesëtarët e policisë.

Gjithashtu, Mbrojtja e Llukiqit e kundërshton dëshminë e Halit Berishës sepse ai nuk pa sesi u shkatërrua dhe argumenton se MPB-ja nuk mund ta shkatërronte sepse nuk dispononte pajisjet e nevojshme për këtë qëllim.

Dhoma është bindur se minareja e xhamisë në Suharekë u shkatërrua më 28 mars 1999, siç ka dëshmuar Halit Berisha i cili dëgjoi shpërthimin, vuri re se minareja e xhamisë ishte zhdukur, dhe më pas pa një automjet “Gazik” duke shkuar në drejtim të Biraçit, që është gjithashtu edhe drejtimi në të cilin ndodhet ndërtesa e DPB-së.

Dhoma gjithashtu pranon dëshminë e Riedlmayer-it i cili shkoi personalisht në qytetin e Suharekës dhe e fotografoi dëmin, se dëmi ishte shkaktuar nga një shpërthim brenda minaresë. Bazuar në të gjitha provat në lidhje me xhaminë, Dhoma është bindur se ajo u dëmtua nga pjesëtarët e MPB-së.