184 raste aktive me COVID-19 në tërë Kosovën, një prej tyre në Suharekë
Ministria e Shëndetësisë (MSh) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë janë konfirmuar 10 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga ky virus. Në Komunën e Suharekës nuk është konfirmuar asnjë rast me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Gjithashtu, janë […]
Ministria e Shëndetësisë (MSh) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë janë konfirmuar 10 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga ky virus.
Në Komunën e Suharekës nuk është konfirmuar asnjë rast me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.
Gjithashtu, janë shëruar 12 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 105.186 raste.
Ndërsa numri i rasteve aktive në tërë Kosovën është 184, prej tyre një në Komunën e Suharekës.
Numri total i rasteve pozitive është 107,620 raste dhe 2,250 raste të vdekjes.
Rastet pozitive janë nga komunat: Mitrovicë (3), Prishtinë (2), Kaçanik (2), Prizren (1), Podujevë (1), Fushë Kosovë (1).
Ndërsa të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë (4), Gjilan (1), Pejë (1), Prizren (1), Vushtrri (1), Podujevë (1), Gjakovë (1), Kaçanik (1), Lipjan (1).