“18 vite në kujtim të KRYETARIT”, Suhareka nesër zgjohet me figurën e ish-kryetarit, Ukë Bytyçi

18.10.2020

Një billboard i përmasave gjigande i vendosur në hyrje të Suharekës, saktësisht në fshatin Shirokë që mban portretin e ish-kryetarit të Suharekës, Ukë Bytyçi, është vendosur orët e vona këtë të dielë. Pak ditë para 18 vjetorit së vrasjes të ish-kryetarit të Suharekës, Ukë Bytyçi, billboardi që siç duket është sponzoruar nga LDK-së dega në […]

“18 vite në kujtim të KRYETARIT”, Suhareka nesër zgjohet me figurën e ish-kryetarit, Ukë Bytyçi Foto: Ilustrim


Një billboard i përmasave gjigande i vendosur në hyrje të Suharekës, saktësisht në fshatin Shirokë që mban portretin e ish-kryetarit të Suharekës, Ukë Bytyçi, është vendosur orët e vona këtë të dielë.

Pak ditë para 18 vjetorit së vrasjes të ish-kryetarit të Suharekës, Ukë Bytyçi, billboardi që siç duket është sponzoruar nga LDK-së dega në Suharekë, pasiqë edhe ka siglën e këtij subjekti, ka portretin e Ukë Bytyçit të shoqëruar në sfond me flamurin e Dardanisë i propozuar në vitin 2001 nga presidenti historik i Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova.

Thënia “Mbetësh sinonim i udhëheqjes dhe punës së ndershme” e shoqëruar me firmën e kryetarit aktual të degës së LDK-së në Suharekë, Dr.Ardian Shala, është vendosur nën portretin e Ukë Bytyçit, një nderim ky për punën e ndershme të Ukë Bytyçit.

Ukë Bytyçi është vrarë më 27 tetor të vitit 2002, derisa karvani i fitores bindëse të aktivistëve dhe drejtuesve të Degës së LDK-së në Suharekë po marshonte në fshatin Leshan, në pritë, Ukë Bytyçi dhe dy bashkëpunëtorët e tij Bajram Bytyçi e Bafti Bajrami qëllohen me armë nga afërsia dhe pas plagosjes së rëndë ndërrojnë jetë.