174 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, rreth 8 mijë në tërë Kosovën

08.08.2022

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 7 mijë e 988 raste aktive me COVID-19. Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 174 raste aktive me COVID-19, ku vetëm dje u regjistruan 9 raste të reja me këtë virus në komunën tonë, ndërsa janë shëruar […]

174 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, rreth 8 mijë në tërë Kosovën

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 7 mijë e 988 raste aktive me COVID-19.

Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 174 raste aktive me COVID-19, ku vetëm dje u regjistruan 9 raste të reja me këtë virus në komunën tonë, ndërsa janë shëruar 26 qytetarë.

Ndërkaq në 24 orët e fundit në tërë Kosovën janë regjistruar 618 raste të reja me koronavirus, janë shëruar 1,331 qytetarë, fatkeqësisht është shënuar një rast i vdekjes nga COVID-19.

Rastet pozitive me COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë  139, Podujevë  58, Gjakovë  53, Kamenicë  40, Gllogoc  40, Mitrovicë  37, Skenderaj  32, Istog  31, Gjilan  30, Viti  20, Pejë  19, Fushë Kosovë  18, Shtime  17, Ferizaj  14, Malishevë  13, Obiliq  9, Suharekë  9, Deçan  9, Klinë  7, Junik  5, Vushtrri  4, Prizren  4, Lipjan  4, Rahovec  3, Kaçanik  2, Ranillug  1.

Të shëruarit nga coronavirusi janë nga këto vende: Prishtinë  239, Prizren  121, Pejë  110, Gjilan  89, Gjakovë  68, Mitrovicë  64, Lipjan  63, Podujevë  59, Obiliq  57, Ferizaj  57, Skenderaj  54, Deçan  44, Gllogoc  40, Fushë Kosovë  39, Istog  35, Viti  35, Kamenicë  27, Suharekë  26, Vushtrri  23, Malishevë  20, Shtime  17, Hani i Elezit  10, Kaçanik  10, Klinë  8, Junik  7, Graçanicë  3, Novobërdë  3, Rahovec  3.

LEXO EDHE:  Numri i lindjeve në Komunën e Suharekës shënon rritje krahasuar me vitin 2023

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 250,140, që nga fillimi i pandemisë e deri tani kanë vdekur 3,176 persona, ndërsa deri tani janë konfirmuar gjithsej 261,304 raste pozitive dhe janë kryer 1,935,161 teste.

Në 24 orët e fundit nuk është dhënë asnjë dozë e vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.656 doza të vaksinës anti-COVID.

Deri më sot 824.248 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 104.729 doza të treta dhe 1,516 doza të katërta të vaksinës anti-COVID.

Etiketat