17 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, mbi 1 mijë në tërë Kosovën
Nga njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 1,066 raste aktive me COVID-19. Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 17 raste aktive me COVID-19, kurse dje është shëruar edhe një qytetar nga komuna jonë. Ndërkaq në 24 orët e fundit janë regjistruar 106 raste të […]
Nga njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 1,066 raste aktive me COVID-19.
Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 17 raste aktive me COVID-19, kurse dje është shëruar edhe një qytetar nga komuna jonë.
Ndërkaq në 24 orët e fundit janë regjistruar 106 raste të reja me koronavirus ndërsa janë shëruar 52 qytetarë.
Rastet pozitive me COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë 49, Pejë 8, Fushë Kosovë 8, Ferizaj 5, Lipjan 5, Prizren 4, Gllogoc 3, Kamenicë 3, Klinë 3, Obiliq 3, Mitrovicë 3, Vushtrri 2, Deçan 2, Dragash 2, Skenderaj 1, Gjakovë 1, Hani i Elezit 1, Kaçanik 1, Gjilan 1, Malishevë 1.
Të shëruarit nga coronavirusi janë nga këto vende: Prishtinë 26, Gjilan 7, Mitrovicë 5, Gjakovë 2, Shtime 2, Deçan 2, Suharekë 1, Viti 1, Prizren 1, Skenderaj 1, Kamenicë 1, Malishevë 1, Vushtrri 1, Pejë 1.
Ndryshe, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.635.
Në 24 orët e fundit nuk është dhënë asnjë dozë e vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.700 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.767 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 103.270 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.