146 kërkesa për humbje të shtetësisë dhe 77 martesa me të huaj në Suharekë gjatë vitit 2019

11.02.2020

Drejtoria e Administratës në Komunën e Suharekës, në kuadër të fushëveprimtarisë së saj ofron të gjitha format e shërbimeve dhe të ndihmës juridike për qytetarët. Përfshirë këtu regjistrimin e të gjitha kërkesave dhe parashtresave të tyre dhe bënë raportimin për kryerjen e lëndëve administrative në përputhje me afatet ligjore. Me qëllim të ushtrimit të funksioneve […]

146 kërkesa për humbje të shtetësisë dhe 77 martesa me të huaj në Suharekë gjatë vitit 2019 Foto: Ilustrim

Drejtoria e Administratës në Komunën e Suharekës, në kuadër të fushëveprimtarisë së saj ofron të gjitha format e shërbimeve dhe të ndihmës juridike për qytetarët.

Përfshirë këtu regjistrimin e të gjitha kërkesave dhe parashtresave të tyre dhe bënë raportimin për kryerjen e lëndëve administrative në përputhje me afatet ligjore.

Me qëllim të ushtrimit të funksioneve të përcaktuara me dispozitat ligjore në fuqi, Drejtoria e Administratës është e organizuar në këta sektorë: 1. Sektori i Gjendjes Civile 2. Sektori për Shërbime të Përbashkëta 3. Sektori i Arkives 4. Sektori kundër Diskriminimit.

Për periudhen Janar-Dhjetor, janë paraqitur gjithsej 85,564 kërkesa të ndryshme, përfshirë të gjitha dikasteret e Komunës.

Sektori i Gjendjes Civile përveç dokumenetve të lëshuar si Ekstrakt të ndryshme, çertifikata të ndryshme, deklarata të bashkësisë familjare, ka lëshuar edhe një numër të Aktvendimeve si në tabelën e mëposhtme.

Në bazë të tabelës shihet se pnë krahasim me vitin 2018 në vitin 2019 numri i kërkesa për dokumentacion për martesa ka rënë nga 119 në 77.

Ndërsa është rritur numri i kërkesave për humbje të shtetësisë nga 137 në 146 të tilla.

VITI 2018Viti 2019
Martesa me të huaj11977
Kërkesa për humbje të shtetësisë137146
Për fitim shtetësie78