133 raste aktive me COVID-19 në Suharekë
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 5 mijë e 359 raste aktive me COVID-19. Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 133 raste aktive me COVID-19, ku vetëm dje u regjistruan 29 raste të reja me këtë virus në komunën tonë. Ndërkaq në 24 […]
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 5 mijë e 359 raste aktive me COVID-19.
Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 133 raste aktive me COVID-19, ku vetëm dje u regjistruan 29 raste të reja me këtë virus në komunën tonë.
Ndërkaq në 24 orët e fundit janë regjistruar 852 raste të reja me koronavirus ndërsa janë shëruar 394 qytetarë.
Rastet pozitive me COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë 202, Pejë 88, Fushë Kosovë 74, Vushtrri 63, Mitrovicë 55, Gllogoc 46, Obiliq 37, Rahovec 31, Suharekë 29, Gjakovë 26, Istog 23, Kamenicë 22, Kaçanik 21, Ferizaj 19, Prizren 15, Shtime 15, Podujevë 14, Gjilan 14, Malishevë 12, Viti 10, Lipjan 10, Dragash 9, Skenderaj 6, Klinë 5, Novobërdë 2, Deçan 2, Graçanicë 1, Kllokot 1.
Të shëruarit nga coronavirusi janë nga këto vende: Prishtinë 93, Gjilan 32, Fushë Kosovë 32, Prizren 28, Gjakovë 26, Ferizaj 19, Obiliq 19, Deçan 15, Podujevë 14, Mitrovicë 13, Suharekë 12, Lipjan 12, Vushtrri 11, Kamenicë 10, Shtime 9, Pejë 7, Skenderaj 7, Gllogoc 7, Malishevë 6, Klinë 5, Viti 4, Istog 3, Junik 2, Kllokot 2, Dragash 2, Rahovec 1, Hani i Elezit 1, Novobërdë 1, Kaçanik 1.
Ndryshe, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 228.309.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 73 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.832.519 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.981 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 103.897 doza të treta dhe 549 doza të katërta të vaksinës anti-COVID.