Zyrtare, Nagelsmann trajner i Bayern Munich deri më 2026

27.04.2021

Pas kërkesës së Hans-Dieter Flick për lirimin e tij nga detyra e trajnerit të klubit gjerman, Bayern Munich, tanimë klubi ka gjetur zëvendësuesin e tij. Bayerni ka rënë dakord me RB Leipzig për një shumë prej 25 milionë eurove për ta liruar Julian Nagelsmannin t’i bashkohet bavarezëve në verë. Nagelsmann me bavarezët ka nënshkruar kontratë […]

Zyrtare, Nagelsmann trajner i Bayern Munich deri më 2026 Foto: Ilustrim

Pas kërkesës së Hans-Dieter Flick për lirimin e tij nga detyra e trajnerit të klubit gjerman, Bayern Munich, tanimë klubi ka gjetur zëvendësuesin e tij.

Bayerni ka rënë dakord me RB Leipzig për një shumë prej 25 milionë eurove për ta liruar Julian Nagelsmannin t’i bashkohet bavarezëve në verë.

Nagelsmann me bavarezët ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.

Lajmin për trajnerin e ri, e ka bërë të ditur vet klubi, Bayern Munich përmes rrjeteve sociale si dhe ueb faqes së tyre zyrtare.

Njoftimi i Bayern-it për blerjen e trajnerit Nagelsmann:

FC Bayern ka emëruar Julian Nagelsmann si trajnerin e tyre të ri. 33-vjeçari i lindur në Bavari do të transferohet në Mynih nga RB Leipzig në 1 korrik 2021 përpara sezonit të ri, duke nënshkruar një kontratë pesë-vjeçare me kampionët e rekordit gjerman deri në 30 qershor 2026.

Kjo vjen pasi FC Bayern ra dakord për kërkesën e trajnerit aktual Hansi Flick për t’i dhënë fund kontratës në 30 qershor 2021, dy vjet më herët se data e skadimit të saj origjinale.

Njoftimi i plotë: KËTU