Zidane jep një parashikim interesant për sfidën Real Madrid – Bayern Munich

07.05.2024

Të mërkurën mbrëma zhvillohet ndeshja kthyese gjysmëfinale mes Real Madridit e Bayern Munich.

Zidane jep një parashikim interesant për sfidën Real Madrid – Bayern Munich Foto: Ilustrim

Takimi i parë i zhvilluar në gjermani u mbyll pa fitues 2:2.

Në lidhje me ndeshjen kthyese, një koment ka dhënë ish trajneri madrilen, Zinedine Zidane.

“Madrid. Epo, të paktën unë shpresoj kështu. Por do të jetë një lojë e vështirë. Hala Madrid siempre”, përfundoi Zizu.

Trajneri francez që kur u nda me Real Madridin më nuk ka udhëhequr ndonjë skuadër, ndonëse është përfolur për disa të tilla.

Ekipe si Manchester United, Juventus e Paris Saint-German ishin të lidhur me emrin e Zidanes.

Së fundmi, po flitet për një interesim të Bayern Munich, që do të mbetet pa trajner në fund të këtij edicioni.