Tucheli konfirmon largimin nga Bayern Muncheni

17.05.2024

Trajneri gjerman, Thomas Tuchel, konfirmon edhe një herë se do të largohet nga Bayern Munichu në fund të këtij sezoni.

Ditë më parë u përfol se Tucheli ka ndryshuar mendje rreth largimit dhe agjenti i tij u pa me drejtuesit e skuadrës.

Trajneri momental i klubit “Bavarez” në njëkonferencë shtypi tha:

“Kjo është konferenca ime e fundit për shtyp në Säbener Straße. Pati bisedime, por nuk arritëm një marrëveshje, kështu që vendimi i shkurtit ende qëndron” – tha Tucheli.

Tucheli erdhi te Bayerni në mars të vitit 2023 pas shkarkimit të Julian Nagelsmann ku u shpall kampion i Gjermanisë.

Por nuk ndodhi e njëjta gjë këtë sezon pasi që Bayerni, do të përfundojë sezonin pa asnjë titull për herë të parë që nga viti 2012.

https://twitter.com/FabrizioRomano/status/1791402250209808411