Zyrtare: FC Ballkani nënshkruan me Veton Tushën

02.09.2022

Ballkani i Suharekës ka arritur marrëveshje me ish-futbollistin kosovar të Superligës turke, Veton Fushën. Kampioni kosovar e ka prezantuar futbollistin të premtën. Tusha ka firmosur me klubin suharekas për 3 sezonet e ardhshme, duke u bërë në këtë mënyrë futbollisti më i ri i skuadrës. Tusha ka qenë pjesë e ekipit Denizlispor i cili në […]

Ballkani i Suharekës ka arritur marrëveshje me ish-futbollistin kosovar të Superligës turke, Veton Fushën.

Kampioni kosovar e ka prezantuar futbollistin të premtën.

Tusha ka firmosur me klubin suharekas për 3 sezonet e ardhshme, duke u bërë në këtë mënyrë futbollisti më i ri i skuadrës.

Tusha ka qenë pjesë e ekipit Denizlispor i cili në atë kohë garonte në Supërligën e Turqisë dhe së fundmi ishte pjesë e klubit Polak Termalica.

Vlen të ceket se Veton Tusha është pjesë e Kombëtarës Kosova U21.

Klubi i Ballkanit i ka uruar mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën e klubit.