Zyrtare: Erjon Kastrati bashkohet me Golden Eagle Yllin

Klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli ka marrë një përforcim në radhët e tij.

Suharekasit kanë transferuar Erjon Kastratin nga përfaqësuesja e Kosovës në basketboll.

Lajmin e kanë konfirmuar në faqen zyrtare të klubit nga Suhareka duke i uruar mirëseardhje përforcimit të ri.

Kastrati ka një karrierë shumë të pasur në basktbollin europian, kryesisht në Slloveni ku ka djersitur fanellën e ekipeve si Union Olimipia, Krka Novo Mesto, Egis Kormend dhe së fundmi Sixt Primorska.

Njoftimi i plotë i KB Golden Eagle Yllit:

Erjon Kastrati eshte bashkuar me ne!

Ju njoftojme qe kemi arritur marreveshje me lojtarin e perfaqesueses se Kosoves ne Basketboll Erjon Kastratin.

Kastrati ka nje karriere shume te pasur ne basktbollin europian, kryesisht ne Slloveni ku ka djersitur fanelen e ekipeve si Union Olimipia, Krka Novo Mesto, Egis Kormend dhe se fundmi Sixt Primorska.

Mire se vjen Erjon!

Together we go

RAPORTO