KB Golden Eagle Ylli nis sezonin e ri 2025/26 me përballjen ndaj Sigal Prishtinës

01.10.2025

Skuadra suharekase, KB Golden Eagle Ylli, është gati të nisë aventurën e re në elitën e basketbollit kosovar për sezonin 2025/26.

KB Golden Eagle Ylli nis sezonin e ri 2025/26 me përballjen ndaj Sigal Prishtinës Foto: Ilustrim

Ndeshja e parë e këtij edicioni do të zhvillohet më 4 tetor 2025, duke filluar nga ora 19:00, në palestrën “13 Qershori” në Suharekë. Ylli do të përballet me rivalët e kryeqytetit, Sigal Prishtinën, në një duel që pritet të sjellë atmosferë të zjarrtë dhe spektakël sportiv.

Përballja vjen si hyrje e fortë në një sezon të ri ku KB Golden Eagle Ylli synon të vazhdojë traditën e rezultateve pozitive dhe të gëzojë tifozët verdheblu. Klubi ka bërë thirrje për mbështetje masive, duke theksuar se ky është momenti i duhur për të nisur rrugëtimin e ri me energji dhe besim.

Me rivalitetin e njohur mes dy skuadrave, atmosfera në palestrën “13 Qershori” pritet të jetë elektrizuese, duke e kthyer këtë ndeshje në një nga sfidat më të veçanta të javës së parë të kampionati

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More