Zbulohen referët e ndeshjeve të xhiros së 21-të të Superligës

19.02.2024

Sot është hedhur shorti i xhiros së 21-të të Superligës së futbollit.

Zbulohen referët e ndeshjeve të xhiros së 21-të të Superligës Foto: Ilustrim

Java e 21-të do të luhet në mesjavë, ndërsa derbi i xhiros do të jetë ai mes Dritës dhe Ballkanit, e cila do të zhvillohet të mërkurën, shkruan “Gazeta Express”.

Një tjetër ndeshje interesante pritet të jetë ajo mes Prishtinës dhe Malishevës.

Më poshtë mund t’i shihni gjyqtarët e ndeshjeve të mesjavës, të vendosur pas shortit të hedhur sot në shtëpinë e futbollit kosovar.