Ylli – Trepça, derbi i xhiros së 13-të në elitën e basketbollit kosovar
Xhiroja e 13-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll do të dhurojë shumë sfida interesante, pasi garat në elitë janë emocionuese dhe të barabarta e dramatike. Ndeshja e parë zhvillohet ndërmjet Vëllaznimit dhe Ponte Prizrenit. Kuqezinjtë kanë pesë fitore e shtatë humbje, kurse prizrenasit gjashtë fitore e pesë humbje. Në këtë ndeshje, Federata […]
Xhiroja e 13-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll do të dhurojë shumë sfida interesante, pasi garat në elitë janë emocionuese dhe të barabarta e dramatike.
Ndeshja e parë zhvillohet ndërmjet Vëllaznimit dhe Ponte Prizrenit. Kuqezinjtë kanë pesë fitore e shtatë humbje, kurse prizrenasit gjashtë fitore e pesë humbje.
Në këtë ndeshje, Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me UN Women Kosovo do ta organizojnë një aktivitet në kuadër të “16 ditë të aktivizmit” dhe ndalimit të dhunës ndaj gruas.
Takimi i dytë është mes kampionit Golden Eagle Yllit dhe nënkampionit Trepçës.
Ylli pas eliminimit në grupet e FIBA Europe Cup do të përqendrohet tërësisht në garat vendore.
Suharekasit pas katër humbjeve radhazi, ka gjashtë fitore radhazi dhe është në kërkim të fitores së shtatë, kurse mitrovicasit kanë pasur ‘luhatje’ me gjashtë fitore e gjashtë humbje, ndërsa takimi pritet të jetë shumë interesant mes skuadrave që kanë ambicie titullin e kampionit.