Ylli i Ballkanit nuk përfshihet në formacionin e vitit, reagon trajneri Sokoli

28.12.2020

Para disa ditësh Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), kishte organizuar manifestimin tradicional “Laueatët e Vitit”, ku futbollisti i vitit 2020 u zgjedh Mërgim Vojvoda. Në këtë manifestim po ashtu u zgjedh edhe formacioni i vitit 2020:Faton Maloku ( FC Drita)Armend Thaqi (FC Ballkani)Arber Potoku (FC Ballkani)Ardian Cuculi (FC Drita )Leutrim Bekteshi(FC Prishtina)Hamdi Namani (FC […]

Ylli i Ballkanit nuk përfshihet në formacionin e vitit, reagon trajneri Sokoli Foto: Ilustrim

Para disa ditësh Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), kishte organizuar manifestimin tradicional “Laueatët e Vitit”, ku futbollisti i vitit 2020 u zgjedh Mërgim Vojvoda.

Në këtë manifestim po ashtu u zgjedh edhe formacioni i vitit 2020:
Faton Maloku ( FC Drita)
Armend Thaqi (FC Ballkani)
Arber Potoku (FC Ballkani)
Ardian Cuculi (FC Drita )
Leutrim Bekteshi(FC Prishtina)
Hamdi Namani (FC Drita)
7.Endrit Krasniqi (FC Prishtina)
Gerhard Progni (FC Gjilani)
Mirlind Daku (FC Ballkani)
Ermal Krasniqi (FC Ballkani)
Xhevdet Shabani (FC Drita)

Pavarësisht se në këtë formacion ishin përfshirë 4 lojtarë të Ballkanit, në përzgjedhje kishte munguar Blendi Baftiu.

Ndërsa trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli ka deklaruar se Baftiu e ka merituar përfshirjen në formacionin e vitit 2020.

“Mendoj se Baftiu është dashur të jetë aty sepse ka shumë merita për ecurinë e Ballkanit, por kur këtë përzgjedhje e bëjnë trajnerët, nuk mundemi me bë diçka”, ka thënë Sokoli në “Dueli Sportiv”.

“Nëse do e bënin njerëzit e mediave, atëherë nuk do të kishte shumë gabime, por ky është vendimi i trajnerëve. Ka ndoshta ndonjë trajner që është goditur nga ndonjë kundërshtar i fuqishëm”, shtoi trajneri i Gjilanit.