Xhaka e Shaqiri, të inatosur dhe të mllefosur para lojës “speciale” me Kosovën
Kombëtarja e Zvicrës nuk po kalon aspak momente të mira para lojës me Kosovën. “Helvetikët” barazuan me Izraelin mbrëmë me rezultat 1:1 duke ia vështirësuar punën vetes. Për Xhakën, nata e mbrëmshme do të duhej të ishte e veçantë pasi ai u bë rekordmen sa u përket paraqitjeve me Zvicrën, plot 119. Por, 31 vjeçari […]
Kombëtarja e Zvicrës nuk po kalon aspak momente të mira para lojës me Kosovën.
“Helvetikët” barazuan me Izraelin mbrëmë me rezultat 1:1 duke ia vështirësuar punën vetes.
Për Xhakën, nata e mbrëmshme do të duhej të ishte e veçantë pasi ai u bë rekordmen sa u përket paraqitjeve me Zvicrën, plot 119.
Por, 31 vjeçari u pa mjaft i inatosur dhe i mllefosur teksa kaloi kah gazetarët pas lojës mbrëmë.
Kapiteni i zviceranëve ishte edhe i mërzitur me barazimin ndaj Izraelit, prandaj edhe e zgjodhi heshtjen.
I mllefosur dhe i inatosur pas lojës ishte edhe Xherdan Shaqiri.
32 vjeçari përfundoi në bankinë gjatë krejt lojës pasi thuhet se i ka prishur punët me trajnerin Murat Yakin.
Ky i fundit tha se kjo lojë nuk ishte për Shaqirin, duke u arsyetuar se nuk e futi në lojë lojtarin për arsye taktike.
Pra, Shaqiri e Xhaka do të futen në lojën me Kosovën, që është mjaft speciale për ta, të inatosur e të mllefosur.