Chelsea kërkon Xhakën, ylli kosovar pranë ribashkimit me Xabi Alonson
Granit Xhaka mund të jetë protagonist i një prej transferimeve më befasuese të kësaj vere. Mesfushori shqiptar nga Kosova raportohet se ka arritur marrëveshje verbale me Chelsean, me kushtet personale që thuhet se janë dakorduar mes palëve.
Foto: Ilustrim
Nëse transferimi finalizohet, Xhaka do të ribashkohej me trajnerin Xabi Alonso, me të cilin pati një periudhë shumë të suksesshme te Bayer Leverkuseni. Dyshja kontribuoi në një sezon historik për klubin gjerman, duke lënë gjurmë të rëndësishme në futbollin evropian.
Xhaka, i cili u rikthye në Premierligë si kapiten i Sunderlandit, zhvilloi 36 paraqitje dhe ndihmoi skuadrën të sigurojë kualifikimin në Europa League.
Tashmë mbetet të shihet nëse Chelsea do të arrijë marrëveshjen përfundimtare me klubin e tij aktual dhe nëse Xhaka do të veshë fanellën e “Bluve” në sezonin e ardhshëm.
