Vlera e përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut

08.10.2020

Përfaqësuesja e Kosovës ka vlerë më të dobët sesa ajo e Maqedonisë së Veriut, para përballjes së sotme (e diel), por kjo vlerë e ulët vjen edhe për shkak të mungesave të theksuara si Milot Rashica dhe Vedat Muriqi. Sot me fillim nga ora 20:45, në stadiumin ‘Tose Proeski’ në Shkup, luhet gjysmëfinalja e “Play-Offit” […]

Vlera e përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut Foto: Ilustrim

Përfaqësuesja e Kosovës ka vlerë më të dobët sesa ajo e Maqedonisë së Veriut, para përballjes së sotme (e diel), por kjo vlerë e ulët vjen edhe për shkak të mungesave të theksuara si Milot Rashica dhe Vedat Muriqi.

Sot me fillim nga ora 20:45, në stadiumin ‘Tose Proeski’ në Shkup, luhet gjysmëfinalja e “Play-Offit” të Ligës së Kombeve mes Maqedonisë dhe Kosovës.

Në këtë ndeshje, Dardanët do të kenë shumë mungesa të mëdha, por janë të gatshëm për të arritur finalen për të ëndërruar kualifikimin në Euro 2020.

Sipas vlerave të marra nga faqja e specializuar e transferimeve dhe statistikave Transfermarkt, vlera e Kosovës momentalisht është më e ulët sesa ajo e rivalëve.

Kosova momentalisht ka një vlerë prej 51.28 milionë euro, ndërsa Maqedonia e Veriut ka vlerë prej 64.75 milionë euro.

Megjithatë, vlera e Kosovës ka këtë rënie shkaku që mungojnë yje të mëdha si Milot Rashica dhe Vedat Muriqi.

Rashica vlerësohet 22 milionë euro, ndërsa Vedat Muriqi vlerësohet 12 milionë euro, duke bërë që vlera e ekipit të jetë 34 milionë euro më e ulët vetëm nga mungesa e këtyre dy lojtarëve.

Me Rashicën, Muriqin, por edhe Bernard Berishën, Hekuran Kryeziun, Besar Halimin, Idriz Vocën dhe Samir Ujkanin, vlera e ekipit të Kosovës sillet rreth 90 milionë euro./telegrafi/