Vjen konfirmimi, FC Ballkanit i hapet merkato

14.01.2021

Ka ardhur konfirmimi më në fund dhe Ballkanit i është hequr bllokada nga FIFA. Ka qenë vetë klubi suharekas që nëpërmjet një njoftimi ka konfirmuar se e kanë të hapur TMS për të kryer transferime. ‘Xhebrailat’ kanë thënë se e kanë pasur të bllokuar sistemin e TMS vetëm për dy ditë. Njoftimi i plotë nga […]

Vjen konfirmimi, FC Ballkanit i hapet merkato Foto: Ilustrim

Ka ardhur konfirmimi më në fund dhe Ballkanit i është hequr bllokada nga FIFA.

Ka qenë vetë klubi suharekas që nëpërmjet një njoftimi ka konfirmuar se e kanë të hapur TMS për të kryer transferime.

‘Xhebrailat’ kanë thënë se e kanë pasur të bllokuar sistemin e TMS vetëm për dy ditë.

Njoftimi i plotë nga klubi:

Të dashur tifozë

Te nderuara media,

Njoftim për të gjitha palet e interesit, sistemi TMS (Transfer Matching System) i klubit tonë është i hapur dhe funksional sic kemi potencuar para 2/3 ditëve ,

TMS ka qen e bllokuar vetem 2 ditë si shkak i nje denimi për një ish lojtar që ka qen ne prova para 2 viteve.

Faleminderit për interesimin. Na priftë e mbara