Publikohen formacionet e supersfidës Spanjë – Belgjikë

10.07.2026

Janë zbuluar formacionet zyrtare për përballjen e madhe çerekfinale të Kupës së Botës 2026 ndërmjet Spanjës dhe Belgjikës. Dy fuqitë e futbollit europian do të ndeshen në “SoFi Stadium” (Los Angeles Stadium) për një vend në gjysmëfinale, ku fituesi do të gjejë kombëtaren e Francës.

Publikohen formacionet e supersfidës Spanjë – Belgjikë Foto: Ilustrim

Te Spanja (“La Roja”), trajneri Luis de la Fuente ka ruajtur boshtin e tij të suksesshëm, por ka bërë një lëvizje të rëndësishme në mesfushë duke aktivizuar Fabián Ruiz në vend të Pedrit.

Sulmi do të udhëhiqet nga Mikel Oyarzabal, i mbështetur nga talenti Lamine Yamal dhe Alex Baena. Spanjollët vijnë në këtë ndeshje me një ecuri mbresëlënëse pa pësuar asnjë gol gjatë gjithë turneut.

Në krahun tjetër, trajneri i Belgjikës, Rudi Garcia, ka bërë ndryshime të detyruara për shkak të dëmtimit të rëndë të Amadou Onana. Lajmi i madh për “Djajtë e Kuq” është rikthimi i kapitenit Kevin De Bruyne si titullar në mesfushë. Ndërkohë, sulmuesi kryesor Romelu Lukaku mbetet sërish në stol për shkak të gjendjes jo të plotë fizike, duke bërë që Charles De Ketelaere ta nisë sërish si titullar pas dygolëshit të tij ndaj SHBA-së.

Formacionet Zyrtare:

Spanja (4-3-3): Unai Simón; Pedro Porro, Pau Cubarsí, Aymeric Laporte, Marc Cucurella; Fabián Ruiz, Rodri, Dani Olmo; Lamine Yamal, Mikel Oyarzabal, Álex Baena.

Belgjika (4-2-3-1): Thibaut Courtois; Timothy Castagne, Nathan Ngoy, Brandon Mechele, Maxim De Cuyper; Nicolas Raskin, Youri Tielemans; Jérémy Doku, Kevin De Bruyne, Leandro Trossard; Charles De Ketelaere.

Ndeshja do të gjykohet nën një atmosferë elektrizuese dhe pritet të nisë së shpejti.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More