Spanja dhe Belgjika përballen për një vend në gjysmëfinale të Botërorit 2026

10.07.2026

Spanja dhe Belgjika zbresin sonte në fushë në një nga përballjet më të mëdha të çerekfinaleve të Kupës së Botës 2026. Dy kombëtaret evropiane do të kërkojnë një vend në gjysmëfinale, në ndeshjen që zhvillohet në stadiumin “SoFi” në Kaliforni, me fillim nga ora 21:00 sipas kohës së Evropës Qendrore.

Spanja dhe Belgjika përballen për një vend në gjysmëfinale të Botërorit 2026 Foto: Ilustrim

“Furia e Kuqe”, e drejtuar nga Luis de la Fuente, vjen në këtë sfidë me ambicie të mëdha pas paraqitjeve bindëse në turne. Spanjollët synojnë të vazhdojnë rrugëtimin drejt trofeut dhe të sigurojnë një tjetër përballje të madhe pas suksesit në Evropianin 2024.

Në anën tjetër, Belgjika e trajnerit Rudi Garcia hyn në këtë duel si një sfiduese që kërkon të befasojë. “Djajtë e Kuq” kanë paralajmëruar se do t’i japin një betejë të fortë Spanjës dhe se nuk do të dorëzohen përballë një prej favoritëve të turneut.

Një vëmendje e veçantë pritet të jetë te talenti spanjoll Lamine Yamal, për të cilin trajneri De la Fuente ka deklaruar se potenciali i tij më i madh ende nuk është shfaqur plotësisht.

Fituesi i kësaj përballjeje do të sigurojë një vend në katër skuadrat më të mira të Botërorit 2026.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More