Veliu i KF Llapit: FC Ballkani janë të fortë në sulm, ne po përgatitemi edhe për penallti

09.02.2021

Sulmuesit i krahut, Valmir Veliu ka thënë se klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani janë të fortë në sulm. Ai këto deklarata i bëri derisa ishte i ftuar në emisionin “Ekipi A” në ATV. Përgjatë intervistës, Veliu është pyetur edhe rreth takimit të sotëm ndaj Ballkanit në kuadër të Kupës së Kosovës. Me këtë rast, Veliu […]

Veliu i KF Llapit: FC Ballkani janë të fortë në sulm, ne po përgatitemi edhe për penallti Foto: Ilustrim

Sulmuesit i krahut, Valmir Veliu ka thënë se klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani janë të fortë në sulm.

Ai këto deklarata i bëri derisa ishte i ftuar në emisionin “Ekipi A” në ATV.

Përgjatë intervistës, Veliu është pyetur edhe rreth takimit të sotëm ndaj Ballkanit në kuadër të Kupës së Kosovës.

Me këtë rast, Veliu tregoi se çfarë po përgatit Tahir Batatina dhe stafi i tij në stërvitje.

“Skuadra e Llapit është e kompletuar, por rreziku kryesor na vjen nga ofanziva e Ballkanit”

“Jemi duke punuar në mbrojtje, pasi Ballkani ka lojtarë të mirë dhe të shpejtë, kemi përgatitur edhe penalltitë mirëpo nuk e di se a do të godas unë”.

Kujtojmë se sot me fillim nga ora 13:00 do të zhvillohet ndeshja Llapi – Ballkani në kuadër të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës.